Xhaferi: Kuvendin mund ta rikthejë vetëm populli! Rikthimi pa vendimin tim do të ishte grush shteti (VIDEO)

Advertisment

I ftuar në TV21 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka folur për iniciativën e LSDM-së e të firmosur nga 35 deputetë të të gjitha partive parlamentare, përveç VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që kanë kërkuar rimbledhjen e parlamentit për të konfirmuar dy vendimet e Presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Xhaferi tha se ai ka qenë ndër të parët që është përgjigjur ka dhënë qëndrim juridik-institucional për këtë çësthje dhe për pasojat që mund të prodhonte një veprim i tillë.

Reklame

Në ClickPlus kryeparlamentari tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e debateve ndërpartiake andaj edhe ka vendosur që deri në mbarimin e të njejtave të qëndrojë në “karantinë politike”.

“Unë s’jam në izolim politik, por jam në heshtje politike” u shpreh Xhaferi, duke shtuar se që në kontekstin politik ai dëshiron të vazhdojë të qëndrojë neutral siç është zotuar kur e ka marrë funksionin e kryeparlamentarit.