Xhaferi: Ministrat të voziten me trotinet nëse deputetëve u hiqen shpenzimet për rrugë

Advertisment

Nëse Qeveria dorëzon ndryshime ligjore për të shkurtuar edhe më tej shpenzimet e deputetëve, do të propozojë që të gjithë në Qeveri të heqin dorë nga makinat zyrtare dhe çdokund të shkojnë me trotinet, ka thënë në brifingun e sotëm kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Sipas tij, për deputetët duhet të sigurohen kushte për punë dhe duhet pasur parasysh se vijnë nga vende të ndryshme të shtetit.

Reklame

“Pres që të mos pranoj propozim të tillë nga Qeveria, ndërsa vet nuk pres nga ndokush të heq dot nga ajo e drejtë që është e rregulluar me Kushtetutën.

Nëse do të arrij propozim i tillë në Qeveri, unë do të propozojë që të gjithë të heqin dorë nga makinat zyrtare dhe të shkojnë në punë me trotinet. Ose do të bëjmë shtet ose do të luajmë me politika populiste të cilat na sjell pikë ditore politike”, ka thënë Xhaferi