Xhaferi sqaron bisedën e përgjuar me Ali Ahmetin

Në seancën gjyqësore “Mo nstra” pas Blerim Bexhetit ka dëshmuar edhe Musa Xhaferi, i cili në kohën kur ka ndodhur rasti, ka qenë zëvendëskryeministër për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.

Xhaferit iu lexua “Bo mba” ku dëgjohet duke biseduar me liderin e partisë së tij, BDI, Ali Ahmetin.

Reklame

“Nuk e di ku është ky. Do të dalë problem. Ende na dërgojnë mësitni. Nuk e di çfarë mësitni, por do t’u hyjë problemi më mes vete”, thuhet në “Bo mbën” që u lexua.

U pyet se a ka ardhur ndokush te ju si mësit, Xhaferi tha se jo, e kurse komentoi atë që e dëgjoi.

“Unë sa kujtohem jo, por kur flasim për probleme me mësitni, flas për bashkëpartiak dhe bashkëqeverisës të cilët atëherë ishim në Qeveri. Po mundohen të mendoj në bazë të asaj që e lexuat bisedën ilegale dhe të ju tregoj se çfarë ka mundur të ketë mes meje dhe Ahmetit. Jo, jo nuk kujtohem se ka pasur mësitni mes bashkëpartiakëve”, tha Xhaferi.