Xhamia Al Aksa sërish e hapur për besimtarët dhe vizitorët

Advertisment

Xhamia Al-Aksa në Jerusalem sot është rihapur pas dy muaj e gjysmë për adhuruesit dhe vizitorët, por me respektim të domosdoshëm të masave të kujdesit për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së koronavirusit.

Besimtarët myslimanë duhet të mbajnë maskë mbrojtëse në fytyrë dhe të marrin sexhade personale nëse duan të falen në ose para xhamisë

Reklame

Nuk ka kufizime të numrit të njerëzve në kompleksin prej 14 hektarëve.

Rreth 700 adhurues morën pjesë në namazin e mëngjesit sot dhe më vonë në mëngjes, kanë ardhur edhe një grup hebrenj ortodoksë, të shoqëruar nga policia izraelite.

Në Izrael deri më tani janë regjistruar 17.000 raste me koronavirus dhe 284 njerëz kanë vdekur.