Xhamitë, kishat dhe bastoret u hapën, shkollat e Maqedonisë vazhdojnë të jenë të mbyllura

Advertisment

Kështu duken shkollat në Francë, shtet i cili ka pasur mbi 170 mijë qytetarë të infektuar me virusin korona. Shkollat i ka hapur edhe Zvicra, kurse nga e hëna do t’i hapë edhe Greqia.

Në Maqedoninë e Veriut ka mbi 1723 të infektuar, kurse shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Reklame

Fatbardha Curri, gazetare:“Në Maqedoninë e Veriut oborret e shkollave janë të zbrazëta, për shkak se procesi arsimor po zhvillohet nga distanca dhe fëmijët nuk po i vizitojnë objektet shkollore. Kjo do të qëndrojë kështu deri në fillim të muajit shtator”.

Kjo po ndodh edhe përskaj lehtësimit të masave me të cilat u hapën qendrat tregtare dhe objektet e lojërave të fatit, kurse nga ana tjetër bashkësitë fetare kanë rikthyer besimtarët në kisha dhe xhami. Për t’u hapur xhamitë kërkuan edhe politikanët, por të njëjtit po heshtin për shkollat.

Me shkolla tw mbyllura duket se pasojat më të mëdha do t’i ndjejnë nxënësit të cilët po mësojnë nga shtëpia.

Bekim Laçi, prind i fëmijës së klasës së parë tregon se detyrat për fëmijët i kanë marrë nëpërmjet “Viberit”, kurse fletat e punës i kanë siguruar vetë. Disa herë i kanë vizatuar, kurse tash ka nisur edhe t’i printojë. E tërë kjo siç thotë ai ka ndikuar që fëmija ta humb interesin për shkollën, prandaj ai kërkon të hapen shkollat.

Se nxënësit duhet t’i kthehen shkollës thotë edhe Bardhyl Zaimi. Ai është skeptik për këtë, për shkak se vlerëson se situata me virusin korona ende është e brishtë.

“Unë vet jam prind dhe sigurisht se do të kisha dëshirë që fëmijët të fillojnë gjatë kësaj periudhe që ka mbetur, megjithatë mendoj se në këto momente akoma është një situatë e brishtë për të filluar procesi arsimor për shkak se e dimë se prania e nxënësve dhe vetëdija e nxënësve është krejtësisht tjetër nga ajo që mund ta kenë të rriturit”, tha Bardhyl Zaimi prind.

Gjatë kësaj periudhe parashihen vetëm regjistrimet në shkolla, por siç paralajmëroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për të njëjtat do të ketë protokoll të veçantë. Hapja e shkollave nuk është në plan të bëhet, sepse ky vit shkollor do të përfundojë më 10 qershor, kurse deri atëherë mësimi do të zhvillohet në distancë. Kjo formë e mësimit filloi të zbatohet që nga fillimi i muajit mars./TV21