Xhandarmëria serbe hyn sërish në Kosovë

Xhandarmëria serbe dhe paramilitare kanë hyrë dje në territorin e Kosovës.

Kështu kanë njoftuar banorët e fshatit Karaçevë për mediat kosovare. Sipas banorëve, xhandarmëria ka hyrë në territorin e Kosovës dje rreth orës 12:00-12:30.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme në njoftimin për Institucionet relevante të Republikës së Kosovës, thuhet se hyrja e Xhandarmërisë ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë.

“Xhandarmëria serbe dhe paramilitare rreth orës 12:00-12:30 më datën 6 prill 2021 hyrën në fshatin Karaçevë ku këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe hyrën me pizgavera, me xhipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të ar matosur deri në dhëmbë.

Hyrja e tyre ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë, saktësisht tek Ura e Breznicës. Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd”, thuhet në reagimin e banorëve.

Po ashtu, ata përmes një letre kanë kërkuar nga Osmani, Kurti dhe Konjufca që t`i ndihmojnë që ta mbrojnë territorin e tyre.

Njoftimi i Bashkësisë lokale të Karaçevës:

Xhandarmëria serbe dhe paramilitare rreth orës 12:00-12:30 më datën 6 prill 2021 hyrën në fshatin Karaçevë ku këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe hyrën me pizgavera, me xhipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të ar matosur deri në dhëmbë.

Hyrja e tyre ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë, saktësisht tek Ura e Breznicës. Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd.

Vallë të nderuar Institucione të Republikës së Kosovës, Znj. Presidente e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministër i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca sepse ju jeni Krerët e Shtetit dhe keni votën e qytetarëve të Kosovës t’i dilni ndihmë banorëve të fshatit tonë sepse ndihemi të frikësuar që nga viti 2001 çdo ditë e më shumë.

Për ta stopuar hyrjen e xhandarmërisë serbe dhe tërë forcave të Republikës së Serbisë që hyjnë në Kosovë, lënë vend për brenga dhe shqetësime tej mase.

Besoni se kur policia e Republikës së Kosovës e ka të ndaluar hyrjen në fshatin Karaçevë çka do që ndodh nuk ka qasje në rrugën e asfaltuar, por duhet të ecin në rrugë tjetër nëpër kodra dhe rrezikohet edhe jeta e tyre për të hyrë në fshatin Karaçevë. Por kur rastësisht policia e Kosovës shkelin në rrugën e asfaltuar, Beogradi Zyrtar me komplet institucionet më të larta të Republikës së Serbisë në krye me Presidentin e Republikës së Serbisë Z.Vuçiçi urgjentisht alarmon Brukselin Zyrtar dhe gjithë mekanizmat relevantë të botës me një kërkesë iu shkruan, shikoni se çka po provokon në këtë pjesë Policia e Kosovës kur rastësisht hyn.

Alarmon Brukselin Zyrtar për hyrjen e Policisë së Kosovës dhe ky problem është sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake e Kumanovës. Edhe pse banorët e brezit kufitar kemi dokumentacionet kadastrale që është tokë e jona, edhe sipas hartave gjeografike, hartografike, pedologjike, kadastrale se është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës.

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë t’i falim askujt, por edhe është një porosi nga banorët e brezit kufitar-Bashkësia Lokale e keni për obligim ta ngritin këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ta përkrahni mbrojtjen e këtij fshati të gjithë delegatët e Kosovës.

Edhe pse shpesh herë ndodh hyrja e tyre dhe askush nuk merret me këtë problem, por ne banorët e fshatit do të qëndrojmë në tokat tona stër-gjyshësore por një gjë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës se ne nuk kemi tokë ti falim askujt e sidomos shtetit të Serbisë.

Presim nga Krerët e Shtetit dhe nga gjithë delegatët e Kuvendit që të na dilni në ndihmë për ruajtjen e territorit të kësaj pjese të Kosovës si dhe shumë problemeve tona.

Bashkësia lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme e falënderon NATO-n, Kfor-in, Brukselin Zyrtar, Bashkimin Evropian, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Policinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha mediumet elektronike dhe të shkruara.
Pa ndihmën e këtyre është jeta e pamundur për ne. Ne jemi mirënjohës për NATO-n, Kfor-in dhe Policinë e Kosovës.

Presim përgjigje pozitive nga ju!