Zaev: Askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDl

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se nga ai askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDl-së. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai ka thënë se paralajmërime të tilla te ai nuk kanë arritur.

“Askush nuk ka folur për këtë punë. Sa kam lexuar nga deklarata e Ahmetit- në Kryesinë qendrore të partisë nuk është diskutuar për atë çështje, as që dikush është drejtuar te unë për ndonjë rotacion të ministrave”,

Reklame

ka thënë Zaevi në përgjigjen e gazetarëve nëse do të ketë ndërrime të ministrave të BDl-së në Qeveri.

Lidhur me atë nëse deputetët do të fillojnë të vijnë në Kuvend që të zhbllokohet puna, Zaevi ka thënë se sot është informuar nga koordinatori i LSDM-së se grupi parlamentar i BDl-së është kompletuar me çka pritet që koalicioni të funksionojë me kapacitet të plotë.

 

“E di se do të funksionojmë me kapacitet të plotë si që është bërë koalicioni prej 62 deputetë që të mund Kuvendi të punojë edhe në kushte të pandemisë me shumicë të garantuar parlamentare”, tha Zaevi.