ZAEV: BDI-ja në opozitë bashkë me VMRO-në

Advertisment

BDI po vazhdon me konferencat për media, ku paralajmëron se do të ketë kandidat shqiptar për kryeministër.

E kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, iu thotë se vendin e kanë në opozitë, së bashku me VMRO DPMNE-në.

Reklame

“VMRO DPMNE dhe BDI do të mbeten së bashku në opozitë dhe ata si BDI po ndihmojnë me këtë narrativ që të dalin në opozitë. Me të vërtetë, pas 17 vjetëve në pushtet, është e shëndetshme edhe për shtetin që BDI të kalojë në opozitë, po është e shëndetshme edhe për ta si parti. Në opozitë partitë përmirësohen, reformohen”,tha Zaev.

Zaev shtoi se ultimatume nuk duhet të ketë nga asnjë parti politike, e sa i përket përkatësisë etike të kryeministrit të ardhshëm, ai rikujton se pikërisht partia e tij është nismëtare e konceptit “Një shoqëri për të gjithë.”. E mbrëmë, kreu i VMRO DPMNE-së, e porositi BDI-në që të kenë kujdes se si sillen. Kërkesat e tilla mund ti përdorin vetëm për ta motivuar anëtarësinë e partisë, shtoi ai.