Zaev: BDl nuk vlen pesë pare në tregun e votave

Advertisment

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka dalë me një sqarim lidhur me videon e paraqitur ku thotë se shqiptarët nuk vlejnë pesë pare. Zaev thotë se nuk ka thënë për shqiptarët, por për BDI-në. Ja reagimi i tij i plotë:

BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot. Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak.

Reklame

Sidoqoftë, përkundër faktit që BDI nuk vlen as për pesë pare, më 27 prill 2017, unë mbrova jetën e Talat Xhaferit me jetën time.

Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. Jo vetëm me fjalë por me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kujdesemi për të gjitha komunitetet, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit, kam qenë i pari që hapa partinë për zyrtarë të lartë shqiptar, isha i pari që formova një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare dhe personalisht dhe familjarisht jam i lidhur me shqiptarët, jam kumbar i Muhamed Zekirit dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua.
I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar.

Një përpjekje e tillë e ulët dhe e dëshpëruar më nxit që të punoj edhe më shumë për konceptin „një shoqëri për të gjithë“, konceptin për të cilën unë jam udhëheqës. Do të vazhdoj ta bëj këtë, me respektin e duhur për të gjithë bashkëqytetarët e mi nga të gjitha bashkësitë etnike.

Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin.