Zaev dhe Kasami në Tetovë, kërkuan votën për vazhdim të procesit euro-integrues

Advertisment

Zaev dhe Kasami, liderët e dy partive të koalicionit “Mundemi” kërkuan votën e banorëve të Tetovës, duke u premtuar atyre vazhdimin e procesit të euro integrimeve.

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në fjalimin e tij tha se, kjo votë e banorëve të Tetovës, është më se e nevojshme, që vendi ynë të hapërojë përpara.

Reklame

“Në proceset pas zgjedhjeve të 2016, Maqedonia u rikthye në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Jemi krenar po ashtu se edhe pse ishim pjesë e opozitës dhe nuk ndamë pozicione në Qeveri, ishim pjesë aktive e gjitha ndryshimeve me të cilat, Maqedonia përfundimisht u bë pjesë e NATO-s, dhe vazhdon sigurt, rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Evropian.

Sot jemi këtu para jush që bashkë me LSDM dhe 25 parti të tjera që reflektojnë multietnicitetin në Maqedoni të kërkojmë përkrahjen e juaj, që të vazhdojmë fuqishëm dhe guximshëm, këtë rrugë që e nisëm”, tha Bilall Kasami. Kryetar i Lëvizjes BESA.