Zaev dhe LSDM shkojnë në pushime, nuk mërziten për krijimin e qeverisë

Advertisment

Derisa të gjithë janë kureshtarë se kush do të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të 15 korrikut, Zoran Zaev ka vendosur që të relaksohet pas fitores së arritur.

LSDM-ja vendos që të “pezulloj” aktivitete politike dhe partiake deri pas festave të Ilindenit, kjo sipas kësaj partie me qëllim që qytetarët të marrin frymë nga aktivitet e partive. Megjithatë LSDM-ja njofton se do të respektoj afatet ligjore për formimin e qeverisë së re.

Reklame

“LSDM-ja angazhohet që në ditët deri dhe rreth Ilindenit qytetarët të munden të marrin frymë nga aktivitetet e partive. Pas Ilindenit, sipas afateve ligjore, futemi në procesin e definimit të koalicionit qeveritar të drejtuar nga LSDM-ja.

Afatet ligjore do të respektohen, shteti do të fitojë institucione funksionale dhe legjitime”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në rrjetes sociale nga aktivistë të BDI-së janë shpërnda foto ku shihet që Zaev e ka marë rrugën për në Reçic të Vogël. Por si duket Zaev ka zgjedhur detin në vend të Reçicës së Vogël.