Zaev: Do të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve

Advertisment

Respektim i rreptë i masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, ndërsa në këtë drejtim edhe shtyrje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të planifikuara më 12 prill, kërkoi kryetari i LSDMsë, Zoran Zaev.

Ai paralajmëroi se vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve e kanë marrë mbrëmë. Ky propozim tha Zaev, do të paraqitet në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Reklame

Lideri i LSDM së tha se pret që presidenti Stevo Pendarovski të thërrasë një takim liderësh. Për atë se cili do të ishte termini i ri, tha se duhet të arrijnë marrëveshje partitë politike, por, siç tha ai, duhet të ndodhë kur do të jetë sigurt për qytetarët.