Zaev e demanton Mukin, ja sa vota shqiptare fitoi LSDM në zgjedhjet e 2016

Sa i përket votave shqiptare që LSDMja i fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 ka pasur teori të ndryshme, informon portali “tetova1”.

Deputeti shqiptarë i posazgjedhur në atë kohë në radhët e LSDM, Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus në TV21 Maqedoni me 15 dhjetor 2016 deklaroi:

“Askush nuk mund të luaj me shqiptarët, dhe të bëjë eksperiment me to. Nuk janë 1 mijë vota as 2 mijë, por janë 70 mijë vota. Andaj nuk do të lejojë që dikush të luaj me vullnetin e tyre”.

Por kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë që u emitua mbrëmë në TV Globin e Gostivarit ka deklaruar se LSDM atë vit ka marr mes 32 deri 35 mijë vota shqiptare.
“Presim këto vota ti konfimojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev përcjell “tetova1”.