Zaev e di befasinë e madhe të Ahmetit, por nuk e zbulon

Kryeministri Zoran Zaev është i informuar për “befasinë e madhe” të BDI-së që lideri i kësaj partie Ali Ahmeti tha se do ta zbulojë më 5 qershor.

Megjithatë, kryeministri Zaev ka refuzuar që zbulojë se për çka bëhet fjalë derisa “befasinë” ta zbulojë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Reklame

“BDI do ta zbulojë një punë të mirë ditën e shtunë, e mirë pasi është tërësisht në korelacion me punën e Qeverisë, është ndarë me ne, e mirë sepse është moderne dhe i takon shekullit 21. Bëhet fjalë për një gjë që do të sjellë freski dhe risi”, tha Zaev, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Ai vetëm shtoi se kjo parti do të bën ndryshime që do të sjellin momente pozitive në shtet.
Ndërkohë, përmes një njoftimi për media nga BDI-ja u njoftua se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti me rastin 19 – vjetorit të themelimit të partisë, me pesë Qershor (05.06.2021) e shtunë, në ora 12:00, do t’ju drejtohet qytetarëve.

“Kryetari Ahmeti nëpërmjet të rrjeteve sociale do ta përcjell mesazhin e drejtuar gjithë bashkëpartiakëve dhe në përgjithësi të gjithë qytetareve të vendit tonë – thuhet në komunikatën e BDI-së. /Gazeta LAJM