Zaev: Është shumë herët për të folur për një kryeministër teknik, Qeveria është përqendruar në reformat ekonomike

27

Është shumë herët për të diskutuar për kryeministër teknik dhe ministra, gjatë kësaj periudhe qeveria është përkushtuar të mbajë ritmin e reformave ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Konferencës së Organizatës Botërore të Doganave PIKARD që zhvillohet sot në Shkup.

“Është shumë herët. Qeveria është përkushtuar që edhe këtë periudhe të mbajë ritmin e reformave ekonomike që po ndodhin në vend.Ju e dini që kemi një target prej katër për qind, edhe pse është parashikuar në Buxhet në 3.5 për qind.

Ne synojmë t’i arrijmë targetet e tilla duke arritur një rritje prej 4.1 për qind dhe kjo nënkupton shumë vende të reja pune, shumë investime të reja në vend, rritja e eksporteve dhe rritja e standardit ekonomik të qytetarëve”, tha Zaev.