Zaev i dhuron tre flamuj Mickoskit

Advertisment

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë në TV përballje në servisin kombëtar, Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO – DPMNE-së, i dhuroi flamuj të NATO-s dhe BE-së, si dhe programin e LSDM-së me nënshkrimin e tij.

“Meqenëse ky është konfrontimi ynë i fundit, unë do të doja të mbahej mend. Unë po i dhuroj Mickoskit tre dhurata.

Reklame

Një flamur maqedonas, ta duan më shumë atdheun, dhe të lënë hapësirë ​​për një të ardhme të mirë për atdheun tonë. Një flamur të NATO-s, ne arritëm të bëhemi anëtar i NATO-s.

Dhe një flamur të Bashkimit Evropian, i cili është qëllimi ynë i përbashkët, i të gjithë kombit. Ne kemi një kornizë negociuese, do ta sjellim Bashkimin Evropian dhe do të bëhemi anëtare e plotë e saj.

 

Unë po i jap edhe një program për të parë se çfarë mund të bëjmë”, tha Zaev, duke ia dorëzuar dhuratat Mickoskit.