Zaev: Jam i deshperuar qe ende nuk eshte gjetur Mijallkov

“Populli kërkon drejtësi, ndodhi edhe një arrati”, kështu e komentoi fillimisht Zoran Zaev zhdukjen e ish kreut të DSK-së dhe të ak uzuarin në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat.

Zaev tha se pret që MPB të gjen Mijallkovin dhe të futet në arrest shtëpiak, sipas vendimit të Gjykatës Penale.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ashtu si edhe i gjithë populli ynë, edhe unë jam i dëshpëruar që ende nuk është gjetur dhe nuk është ndaluar, respektivisht që nuk është dërguar në arr est shtëpiak personi Sasho Mijallkov.

 

Kërkoj që institucionet të ndërmarrin masa menjëherë dhe ta gjejnë Sasho Mijallkovin. Pres detaje nga MPB, prokuroria dhe Gjykata”, tha mes tjerash Zaev.