Zaev, jam i vetmi politikan maqedonas që ka punuar për shqiptarët

Ish kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Tv Globi ka theksuar se në të gjitha njësit zgjedhore ku jetojnë shqiptar, LSDM do të ketë kandidat shqiptar.

“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shiptarë, te e para, dyta, treta dhe gjashta”, tha Zaev.

Reklame

I pyetur nëse në këto njësi a do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar, ai përgjigjet:

“Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”.

 

Zaev tha se ai është politikani i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkon mbështetjen e tyre dhe do të kërkojnë edhe koalicione me partit shqiptare, dhe sipas tij, VMRO aspak nuk ka të drejtë të kërkojë të njejtë gjë.