Zaev: Jemi të përkushtuar në rritjen e pagave deri në 34 000 denarë

Advertisment

Kemi rritje të neto pagës mesatare në muajin nëntor, qëllimi ynë janë pagat paga dinjitoze dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët.
Qeveria është e përkushtuar në rritjen e pagave deri në 34 000 denarë në katër vitet e ardhshme, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

“Kemi rritje të neto pagës mesatare prej 7 për qind në muajin nëntor të vitit 2020 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, neto paga e paguar mujore për të punësuar, në nëntor të vitit 2020, ka qenë 27 588 denarë.

Reklame

Rritja e tillë ka të bëjë me rritjen e pagave në periudhën e theksuar në sektorët: Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (11,2 %), Arsim (9,5%), Informacione dhe komunikime (9,4%), Bujqësi, pylltari dhe peshkim (8,5%), Industri të përpunimit (7,3 %), si dhe në shumë veprimtari tjera. Qëllimi ynë është që qytetarët të kenë paga dinjitoze dhe standard më të mirë jetësor. Qeveria është e përkushtuar në rritjen e pagave deri në 34.000 denarë në katër vitet e ardhshme”, ka shënuar Zaev në profilin e tij në Fejsbuk