Zaev ka një lajm jo të mirë për të punësuarit në arsim

70

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të kishte dëshirë të fliste në lidhje me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe Qeverisë për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave,

por që kjo pritet të kumtohet nesër nga vetë ministri i Arsimit pas konsultimeve me Ministrinë e Financave.

“Sado që kam dëshire të jap përgjigje për këtë pyetje rendi është ta kumtoje ministri nesër pas konsultimeve me Ministrinë e Financave”-tha Zaev.

Pavarësisht pritjeve të SASHK-ut, Qeveria në seancën e djeshme nuk vendosi për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave. Edhe pse ishte në rend dite, Qeveria vendosi që debati për buxhetin e vitit 2020 të shtyhet për seancën e radhës.

Një ditë më parë Ministri i Arsimit Arbër Ademi u zotua se në seancën e Qeverisë do t’i jepet fund çështjes së pagave në arsim por pa saktësuar nëse do të pranojnë kërkesën e SASHKU-t për rritjen e pagave