Zaev këmbëngul për 21 qershorin, datë kompromisi vetëm 5 korriku?!

Advertisment

Albanews24 mëson nga burime brenda LSDM-së se Zoran Zaev i ka propozuar opozitës, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. 21 qershori dhe 5 korriku i këtij viti, janë dy datat e mundshme që ka propozuar ish-kryeministri Zoran Zaev.

Burime brenda LSDM-së thonë se kryetari i VMRO-DPMNE-së duhet të përgjigjet deri në fund të javës, ku edhe atëherë përfundon gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Reklame

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se zgjedhjet nuk mund të mbahen në qershor dhe se konsensusi për datë tjetër të zgjedhjeve është i domosdoshëm.