Zaev kërkon falje për sharjet ndaj revolucionit shumëngjyrësh

Advertisment

Lideri i LSDM-së dhe ish kryeministri Zoran Zaev edhe një herë kërkoi falje për atë që ka thënë për Revolucionin shumëngjyrësh që dëgjohet në një nga audio materialet e publikuara.

“Qartë dhe publikisht kërkova falje në Fejsbuk, publikova një status në Fejsbuk të cilin mund ta shohin të gjithë. Sigurisht edhe qytetarët pjesëmarrës në Revolucionin shumëngjyrësh të cilët i ndjekin publikimet në Fejsbuk.

Reklame

Dëshmi për atë se si jam në të vërtetë tregojnë këto tre vite pas meje. Kishim bashkëpunim të shkëlqyer, mësuam nga ata, ata janë një numër i madh i aktivistëve në organizatat qytetare, por një përqindje shumë e madhe e pjesëmarrësve në Revolucionin shumëngjyrësh janë qytetarë pa përcaktim politik…

Gjithsesi pas dy orë e 17 minuta qëndrim në kafene në bisedë të lirë bëhen gabime. Gjithnjë kam ditur të korrigjohem dhe këtë herë korrigjohem për shkak të asaj se as e kam menduar këtë, e as ja koha tregoi se ka pasur disa pakënaqësi në punë.

Përkundrazi, kishim bashkëpunim të shkëlqyer, punuam shumë bashkë për vendin tonë”, tha Zaevi në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media para Kuvendit me rastin e dorëzimit të propozim Kornizës negociuese në Këshillin e BE-së./MIA