Zaev mbështetë propozimin e ASHsë për ulje të TVSHsë për rrymën

Advertisment

Kryeministri Zaev mbështetë propozimin e Aleancës për Shqiptarët për ulje të TVSH-së për energjin elektrike

Ditë më parë Deputetja e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët Ilire Dauti në një debat në Tv21 përballë Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke diskutuar në temën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike kishte deklaruar se Qeveria si masë duhet të ulë TVSH-në për energjinë elektrike me qëllim që qytetarët të marrin fatura më të lira,kurse Ministri Bekteshi e kishte kundërshtuar ashpër idenë e Dautit.

Reklame

Por, vet Kryeministri Zaev i pyetur rreth idesë së Aleancës dhe Alternativës për ulje të TVSH për energjinë elektrike ka deklaruar se e mbështet këtë ide dhe se e njëjta do të merret për shqyrtim nga ana e Qeverisë.

“Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua që nga fillimi, por unë jam kryetar i qeverisë dhe ne duhet të llogarisim për të ditur se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet financiare të vendit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi sot Zaev në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeve të gazetarëve.