Zaev: Me BESA-n për herë të parë në mënyrë historike dhe reale formuam koalicion multietnike për zgjedhjet

Advertisment

Të jemi në koalicion me BESA-n programi ishte vendimtar, por edhe tendencë e përbashkët për ta pasuruar dhe rritur konceptin një shoqëri për të gjithë, u përgjigj lideri i LSDM-sl, Zoran Zaev sot në Veles në pyetje të gazetarëve, pse janë në koalicion pikërisht me këtë parti politike të shqiptarëve.

“Për herë të parë historikisht vendosëm koalicion multietnik për zgjedhjet. Tani janë pjesëmarrës parti përfaqësuese të të gjitha bashkësive etnike tekstualisht të të gjithëve, askush deri më tani nuk e ka bërë në shtet. Negociuam dhe dakorduam, e harmonizuam programin dhe sot kemi program të përbashkët i cili quhet ‘Mundemi’ dhe pas të cilit qëndrojmë të gjithë dhe kemi një qasje të ndershme ndaj qytetarëve që para zgjedhjeve, e jo pas zgjedhjeve që të bëhen koalicione mes partive maqedonase, shqiptare, turke, vllahe, boshnjake dhe të tjera. Prandaj besoj se qytetarët tërë këtë veçanërisht do ta respektojnë”, theksoi Zaev.

Reklame

Ai pret që në zgjedhjet të fitojmë mandate të deputetëve për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë, por nuk përjashton bisedime edhe me të tjerë të cilët do të marrin besim nga qytetarët. fb/