Zaev ndjehet i zhgënjyer nga BE rreth vaksinave

Në intervistën për gazetën e Luksemburgut Vort Kryeministri Zoran Zaev, është shprehur I zhgënjyer nga BEja lidhur me dërgesën e vaksinave nga vendet anëtare të unionit.

“Do të isha jo i ndershëm nëse nuk pranoj se BE-ja na zhgënjeu rreth furnizimit me vaksina. Por, na thanë se për momentin është e pamundshme për BE-në që t`i ndajë vaksinat.

Por, na ndihmoi solidariteti serb dhe gjithashtu kemi porositur doza nga Kina dhe Rusia” – ka thënë Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev qëndron për vizitë në Luksemburg ku është duke lobuar për mbështetjen e hapjes formale të negociatave me BE-në dhe për tejkalimin e vetos bullgare.