Zaev: Në prill do të ketë regjistrim të popullsisë

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se në prill do të ketë regjistrim të popullsisë dhe se nuk ka arsye që e njëjta të anulohet përsëri.

Ai tha se pa dallim rezultatit nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës e as të Marrëveshjes së Ohrit.

Reklame

“Prill 2021 është muaji i zbatimit të regjistrimit. Regjistrimin e kemi anuluar ngase Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan të anulohen për disa muaj për shkak pandemisë, ndërsa ishim pajtuar për gjithçka.

Tani e shoh se hapin disa debate nëse do të ndryshohet Kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit. Kam thënë njëqind herë se rezultatet e regjistrimit nuk ndikojnë në Kushtetutën dhe në Marrëveshjen e Ohrit.

Të shkarkohemi nga kjo punë. Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak zhvillimit të barabartë, parametrave ekonomike, statistikave të cilat na duhen në shtet”, ka thënën Zaev, raporton SHENJA.