Zaev: Në prill të vitit të ardhshëm do të bëhet regjistrimi i popullsisë (VIDEO)

Advertisment

Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill të vitit 2021 dhe nga ky qëndrim nuk ka lëvizje. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ky vendim është marrë në bazë të kërkesës së opozitës dhe se duhet respektuar konsensusi

Ne si shtet kemi kaluar procese më të ndërlikuara si zgjedhjet dhe mund ta bëjmë edhe regjistrimin e popullsisë në prill. Duhet të zbatohet sipas standardeve të Eurostatit, në bashkëpunim me Entin e Statistikave. Kemi ndarë edhe fonde në buxhet edhe për kushtet dhe ekipin – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Reklame

Për realizimin e regjistrimit janë porositur 6.000 lap-top. Kjo sipas Zaevit e lehtëson procedurën për zbatimin e procesit dhe azhurimin e të dhënave të nevojshme për institucionet e vendit.

Enti i Statistikave të gjithë kompjuterët ia ka dhënë arsimit dhe si të tillë janë funksional. Bëhet porosia për kompjuterët e tij si për procesin po ashtu edhe për digjitalizimin e të dhënave, si element shumë i rëndësishëm për t’i përdorur në të ardhmen – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Procesi do të monitorohet nga përfaqësues të EUROSTAT-it. Për regjistrimin në terren parashihet të angazhohen mbi 2600 persona kurse regjistrimin do ta bëjnë direkt në formularë elektronik, i qasshëm në të 7 gjuhët e komuniteteve në vend. Tentativa e fundit nuk gjeti mbështetje në Kuvend, ndërsa regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2002. Procesi i filluar në vitin 2011 ishte ndërpre për shkak të ndërhyrjeve politike.