Zaev nisi takimet për koalicionin e madh, cila parti shqiptare do ti bashkangjitet?

Advertisment

Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev pasdite realizoi takim me kryetarët e partive të cilat janë pjesë e koalicionit të kryesuar nga kjo parti.

“Ky është fillim i formimit të koalicionit më të madh në historinë e pavarësisë e deri më sot, i cili do të dalë në zgjedhje dhe do të ofrojë program që mundëson vazhdim të progresit dhe procesit të integrimeve.

Reklame

Në virgjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky është takimi i parë me të gjithë partnerët e koalicionit të LSDMsë të cilët në mënyrë aktive merr pjesë ndërtimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes ë qytetarëve. Atë që deri tani e kemi realizuar hasi në mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nga subjekte të tjera politike”, ka deklaruar Zaev në takim.

Partnerët e koalicionit, siç njoftojnë nga LSDM, bashkërisht kanë konkluduar se bashkëpunimi i deritanishëm në pjesën e realizimit të përcaktimeve programore është i suksesshëm.

Kreu i LSDMsë Zoran Zaev ditë më parë theksoi se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai tha se për këtë qëllim fillimisht bisedojnë me BDInë, por dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSHnë.
Zaev tha se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.