ZAEV: Nuk duhet vazhduar gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhje me 5 korrik

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme është vazhduar për shkak masave ekonomike dhe se më nuk ka nevojë që të shpallet gjendje e re e jashtëzakonshme, e cila përfundon këtë të shtune.

Qeveria nuk e sheh të nevojshme që të sjell edhe pakon e katërt të masave ekonomike, sepse deri në vjeshtë do të miratohet pakoja e tretë e masave ekonomike, që tashmë është miratuar.

Reklame

Nuk ka asnjë arsye që Qeveria të kërkoj gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka dhe bazë për ta arsyetuar një kërkesë të tillë.

Për këtë shkak afatet për zgjedhje mbeten ashtu siç janë parashikuar me Ligj dhe kushtetutë, a ajo është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht 5 korrik”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.