Zaev optimist se për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BEnë

Advertisment

Kreu i LSDMsë, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar raportin pozitiv të KEsë për Maqedoninë e Veriut theksoi se është radha që Evropa të përmirësojë gabimin dhe të jep datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Jemi të përgatitur për fillimin e bisedimeve. Duhet të mundësojmë vazhdimi të vendimeve të zgjuara dhe të guximshme.

Reklame

Duhet së bashku të vazhdojmë, në mënyrë që deri më 2024 të hapim 80 për qind të kapitujve me BEnë.

Ne për 6 vite do të përfundojmë bisedimet me BEnë” tha mes tjerash Zaev.