Zaev paralajmëroi rritje të re të pagës minimale

78

Kryeministri Zoran Zaev sot në Kuvend gjatë pasdites në debat paralajmëroi se do të ketë rritje të re të pagës minimale.

“Do të ketë rritje të re të pagës minimale edhe atë në te të gjitha pagat, sigurojmë plasmane bujqësore, sukseset e Qeverisë janë të dukshme”, theksoi Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev njoftoi edhe për aktivitetet e Qeverisë në sigurimin e plasmaneve të prodhimeve bujqësore duke theksuar se rikonstruimi në Qeveri bëhen në të ketë rezultate më të mira në gjysmë mandat dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

“Pagat mesatare në vendit tonë, në sektorin privat rriten dhe vazhdojnë të rriten. 6.6 për qind janë rritur dhe do të rriten përsëri për arsye se punojmë si Qeveri, me fokus të plotë te rritja e pagës. Do të rritet edhe një herë paga minimale, që hap spiralen e rritjes së pagave në përgjithësi”, tha kryeministri Zaev./Telegrafi/