Zaev: Partitë tjera kalkuluan, LSDM dëshmoi se mbi gjithçka është shteti i së drejtës

I pyetur nga TV 21, se fakti që u miratuan ligjet pak para shpërndarjes a do të thotë se u plotësuan “apetitet” e të gjitha partive dhe po shkoni në zgjedhje që të merrni votë nga qytetarët, Zaev tha se të gjitha partitë tjera kalkuluan, ndërkaq LSDM-ja dëshmoi se mbi të gjitha është shteti i së drejtës.

Kujtojmë se në kuadër të procesit të miratimit të Ligjit për Prokurori Publike, LSDM kërkonte medomosdoshmëri të miratohet Ligji për PP, BDI ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Lëvizja Besa të vihet grafa etnike në letërnjoftime dhe Librat amë, e kurse VMRO-DPMN insistonte në shpërndarjen e Kuvendit.