Zaev: Rastet nuk rriten sepse s’ka vaksina por se nuk respektohen masat

Kryeministri Zoran Zaev ka folur për rritjen e rasteve pozitive me Covid-19.

Ka vlerësuar, se rritja e rasteve nuk është si rezultat i mungesës së vaksinimit, por se nuk repsketohen masat anti Covid-19.

“Për momentin, edhe në vendet ku ka vaksinim masiv, numrat shkojnë në rritje, për shkak se siç thonë autoritetet shëndetësore, nuk respektohen masat anticovid”, tha Zaevi në Bogdanci, transmeton TV21.

Ai ka deklaruar, se qytetarët nuk i mbajnë maskat dhe grumbullohen në masë të madhe./TV21