Zaev reagon kundër Taravarit: Nuk kemi ofruar para për deputetë, është shpifje

Kryeministri Zoran Zaev ka mohuar siç tha gënjeshtrat dhe dezinformatat se ai apo dikush tjetër me direktivat e tij gjoja u kanë ofruar para deputetëve.

Ky reagim është bërë nga kabineti qeveritar i Zaevit.

“Për këtë manipulim të rëndë, gënjeshtër dhe shpifje, do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore përmes institucioneve të drejtësisë, nëse zoti Taravari nuk e tërheq menjëherë publikisht shpifjen dhe nëse nuk kërkon falje publike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Taravari në TV Sitel ka akuzuar se i janë ofruar para një deputeti nga radhët e tyre për t’iu bashkuar shumicës aktuale parlamentare.