Zaev: Rrogat e kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të komunave do jenë minimale për muajin prill dhe maj

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp propozoi një pako masash ekonomike.

“Gjithë funksionerët, deputetët, kryeministri, zëvendës-kryeministrat, ministra, zv.ministra, kryetarë komunash, drejtorë, gjyqtarë dhe prokurë do të marrin rrogë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se gjjithë të punësuarit në sektorin publik do të marrin rrogë minimale, ndërsa kjo masë nuk do të vlejë për personelin mjekësor, policinë dhe ushtarët, të cilët ballafaqohen me koronavirusin, shkruan TV21.