Zaev: Shumica parlamentare do të rritet prej tre deri në gjashtë deputetë

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski i cili mbrëmjen e djeshme ka thënë se ka deputetët nga koalicioni i LSDM-së, të cilët po bisedojnë për shumicë të re parlamentare.

Nikolloski ka thënë se ata deputetë nuk janë të përkatësisë etnike shqiptare.

Reklame

“Në bazë të cilët politike do të formojnë shumicë të re parlamentare, pa parti shqiptare? Me kë do të formojnë shumicë? Çka- do të shfuqizojnë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe do të formojnë Maqedonisë të pastër?

Mendoj se deri nuk do të ndryshojnë mënyrën e të menduarit do të mbeten në opozitë. Ja, tua them se mes 3 dhe 6 deputetë do të vijnë në shumicën tonë parlamentare edhe atë për shkak politikave dhe propozim vendimeve.

Të jemi të përkushtuar, ja e shihni ka masa të arta, ekonomi, investime”, ka thënë Zaev.

Ndryshe mbrëmë Nikolloski në televizionin Star ka thënë se me deputetët të LSDM-së, po flasin për shumicë të re parlamentare. /SHENJA