Zaev: Sonte prishet objekti te Mavrovasja

Advertisment

Objekti te “Mavrovasja” i cili po ndërtohet në mënyrë jo legale, pritet të shembet sonte. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev .

Ky vendim sipas tij ka ardhë pas seancës së parë të mbajtur sot ku është vendosur që të shkatërrohet objekti i ndërtimit në mënyrë të paligjshme i cili gjendet përballë QT Mavrovasja.

Reklame

Në ndërkohë që sot SPB Shkup, Njësia për kr im ekonomik deri tek Prokuroria publike ka ngritur padi penale kundër M.A. 34 vjeçar, nën dyshimin se personi në fjalë është kryers i veprës penale “ndërtim i paligjshëm”, në bazë të Nenit 244-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prishja e këtij objekti njëkohësisht ishte edhe njëri ndër premtimet e para që bëri kryeministri Zoran Zaev .Ky i fundit u shpreh se “një nga gjërat e para është të rrënohet objekti te Mavrovasja. Sepse është ndërtim i paligjshëm dhe ne do të bëjmë gjithçka si qeveri, kemi zhvilluar ide, besoj se do t’i përcaktojmë ato me rregulloret ligjore në vend”.

Kreu i ekzekutivit tha se sot së bashku me shërbimet juridike i shqyrtuam të gjitha modelitetet e shumë çështjeve, ndërsa një prej tyre është edhe objekti tek Mavrovasja, problem i cili sfidon qendrën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupit dhe një sfidë për të cilën qytetarët reaguan me të drejtë. Sot do të sjellim vendime konkrete, nuk do të doja paraprakisht t’i them, sepse vendime sjellë Qeveria, e jo kryeministri”, tha Zaev