Zaev takohet me Erdoganin, në theks të veçantë investimet turke në Maqedoni (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan janë takuar në Stamboll ku kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, njoftojnë nga Qeveria.

Zaev në Stamboll është i shoqëruar nga ministri Venko Filipce.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve ndërsa interesi më i theksuar është investimi i kompanive turke në Maqedoni.

Sipas njoftimit të Qeverisë në takim gjithashtu është theksuar se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë, me dëshirë që të forcohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë./TV21