Zaev takohet me kultivuesin më të madh të kan abisit, nuk po fshehim asgjë! (FOTO)

43
#

Shumë reagime në rrjetet sociale ka shkaktuar takimi midis kryeministrit Zaev me Majkëll Shtraumetis, i njohur si Big Majk, kultivuesin më të madh botëror të kan abisit.

Zaev ka porositur se qëllimi i takimit është për përdorim medicinal i vajit të kan abisit dhe të përforcohet e drejta e eksportit.

“Ne nuk i kemi shpallur të gjitha takimet. Unë isha në takim me njeriun, nuk kemi dilema dhe nuk po fshehim asgjë. Qëllimi i takimit ka qenë për vajin medicinal nga kan abisi dhe të përforcojmë të drejtën e eksportit, kjo të përdoret për qëllime medicinale.

Z. Big Majk ka kërkuar takim, përshkak se Maqedonia e Veriut është vend ideal për kultivimin e kan abisit. Nuk kemi çfarë të fshehim.
Do të punojmë më tutje në gjithçka, gjithmonë në interes të shtetit. Kjo për ne paraqet vende të reja të punës”, ka theksuar Zaev.