Zaev: Tash jemi më afër BE-së dhe NATO

17

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është duke mbajtur një konferencë për gazetarë, ku ka falënderuar të gjithë deputetët për vendimin e djeshëm historik për ndryshimet kushtetuese.

Ai tha se procesi i anëtarësimit në NATO do të jetë me intensitet të shtuar. Sipas kryeministrit Zaev, me këtë vendim bën që Republika e Maqedonisë të jetë më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur se edhe deputetët e Kuvendit të Greqisë do ta njohin rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe do ta ratifikojnë këtë marrëveshjet, ndërsa Greqia do të jetë vendi i parë që do ta votojë Protokollin e NATO-s për hyrjen e vendit tonë në NATO”, deklaroi ndër të tjera kryeministri Zaev. /SHENJA/