Zaev thirrje shqiptarëve: Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)

Advertisment
HTML Image as link

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për kryeministër Edi Ramën dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski.

“Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”,-shprehet Zaev në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale nga Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Reklame

Zoran Zaev është drejtues i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, e cila është pjesë e Partisë Socialiste Evropiane, ku bën pjesë edhe PS-ja e drejtuar nga Edi Rama./ Opinion.al