Zaev thotë se është kritikuar nga Kasami kryesisht për koalicionin me BDInë

I pyetur për kritikat e shumta që ka pasur lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ndaj tashmë partnerit të tij të koalicionit LSDMsë, Zoran Zaev tha se kritikat kanë qenë kryesisht për koalicioni me BDInë dhe se fundja Lëvizja Besa ka qenë parti opozitare.

Kritikat e Kasamit ndaj meje dhe ndaj subjektit të cilin e udhëheqë unë, LSDMnë ka qenë sigurisht i barabartë ose njësoj nga frustrimi i një numri të madh të qytetarëve shqiptarë që kanë pasur ndaj LSDMsë,

Reklame

të cilët thonë pse e morët BDInë në koalicion, pse po e lejoni kështu BDInë edhe pse të njëjtët qytetarë tanë se pa BDInë nuk mund të bëhet qeveria.

Në fund, z.Kasami ka qenë opozitar, nëse nuk ka kritikuar njeriun e parë të pushtetit ekzekutiv, atëherë çfarë opozite do ishte pohoi mes tjerash Zaev.