Zaev thotë se regjistrimi i popullatës do të bëhet në prill të vitit 2021

Advertisment
HTML Image as link

Nuk do të ketë anulim të regjistrimit të popullsisë, ai do të kryet në prill të vitit të ardhshëm, u shpreh i prerë kryeministri Zoran Zaev.

“Regjistrimi do të kryet në vitin 2021 dhe pikë. E anuluam në vitin 2020 për në vitin 2021 me kërkesë të opozitës dhe atë para pandemisë me Kovid-19.

Reklame Reklamë:
Qries

Ne si shtet kemi realizuar aktivitete në terren shumë më komplekse siç janë zgjedhjet, regjistrimin mund ta zbatojmë në muajin prill.

Ai realizohet sipas standardeve të Eurostat. Regjistrimin e zbatojnë institucionet, tek ne është Enti i Statistikave”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër duke nënvizuar se realizimi i regjistrimit është paraparë edhe në buxhetin e shtetit.