Zaev tregon se cilët administratorë do të përjashtohen nga puna!

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaev gjatë paraqitjes së tij në televizionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ka shprehur vërejtje për disa të punësuar në institucione shtetërore. Zaev në këtë paraqitje ka thënë se ka institucione shtetërore ku punohet vetëm një orë, kurse marin rroga si të tjerët që punojnë tetë orë.

Ai ka theksuar se kjo është vërejtur pas lidhjes digjitale të institucioneve, duke shtuar se ata që nuk kanë punë produktive, do të përjashtohen nga puna, transmeton gazeta Lajm.

Reklame

“Me lidhjen digjitale të institucioneve kemi mundësi ta masim produktivitetin e administratorëve shtetërorë, dhe kemi vërejtur që në disa institucione produktiviteti ka rënë në vetëm një orë produktive pune kurse marin rroga për 8 orë. Kështu nuk ka askund, do të duhet tu falënderohemi atyre që nuk u punohet dhe t’i përjashtojmë nga puna”, ka deklaruar Zaev.