Zaev: Unë kam informatë se kur do të vijën 3 mijë vaksina, por si ta them, çka në rast se nuk vijnë?

“Ne çdo ditë presim informatë konkrete se kur do të mbërrijnë vaksinat. Unë tani kam informatë se kur do të arrijnë 3000 vaksinat,

por si ta them, në rast se nuk arrijnë?”, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev, i pyetur se kur do të arrijnë vaksinat në vendin tonë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Të dielën presim që të arrijnë përmes DHL, ministri po përgatitet me ambasadorin që ti pres dhe normalisht që të lëshohen në qarkullim.

Falë Zotit arriti edhe informata nga Covax se deri në fund të muajit mars do të arrij sasia e pare dhe ajo është diku mes 20 dhe 30 mijë vaksinave.

 

Gjatë këtij muaji do të filloj vaksinimi masiv, përveç punonjësve shëndetësorë, të moshuarit dhe më pas të sëmurët kronik”, tha Zaev.