Zaev zbuloi se Sheqerinska do të jetë bartëse në listë të deputetëve

Advertisment

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot zbuloi se krahas tij edhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska do të jetë bartëse në listë të deputetëve.

“Sot vazhduam procedurën rreth listave të deputetëve, po koordinohemi me partnerët e koalicionit. Mun dtë them sot se unë dhe Sheqerinska do të jemi bartës të listave, ndërsa për pjesën tjetër do të presim të vendosin organet”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Ai shtoi se në listë të deputetëve do të ketë figura të reja.

Sheqerinska tha se LSDM në këto zgjedhje vendosi që 50% të kandidatëve të jenë gra dhe në çdo njësi zgjedhore dy vendet e para të jenë burë dhe grua./Telegrafi/