Zaevi bëri thirrje që të respektohen masat, e mundshme është edhe mbyllja e objekteve hotelierike

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaev kërkoi mirëkuptim për masat e reja për mbrojtje nga virusi dhe bëri thirrje që ashtu si respektohen kërkesat e artistëve dhe të sektorëve të ndryshëm ekonomikë, të respektohet edhe mendimi dhe propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse sepse janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë qytetarëve.

“Jemi të vetëdijshëm se është e rëndësishme pjesa ekonomike dhe ekzistenca e artistëve të cilët performojnë në objekte hotelierike, por, megjithatë, shëndeti është dominant dhe Qeveria e solli vendimin për shkak të shëndetit të qytetarëve. Numrat po rriten, po vjen dimri, të gjithë duhet të jemi më shumë të kujdesshëm”, tha Zaevi në lidhje me masën për ndalesë për të performuar këngëtarëve në objektet hotelierike, duke shtuar se ndihmë do të ketë dhe askush nuk do të harrohet.

Reklame

Qeveria dje ka diskutuar, shtoi ai, edhe për mundësinë që të dënohen jo vetëm me të holla, por edhe që të mbyllet objekt hotelierik i cili nuk do t’i respektojë masat dhe se këtë kompetencë mund ta kenë inspektorët ose MPB-ja.