Zaevi del për herë të dytë negativ ndaj Koronavirusit

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev përmes një statusi në fejsbuk ka deklaruar se ka dalë negativ për herë të dytë në testin për Kovid-19.

Ai shkruan se sipas protokolleve shëndetësore, duke bërë edhe testin e dytë për koronavirus, i cili, gjithashtu si testi i parë ka dalë negativ.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë këto ditë dhe njëkohësisht mbështet dhe i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Kumanovës Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga koronavirusi.

Ai ka apeluar edhe një herë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë të respektojnë rregullat.