Zaevi e Mickovski vendosin vetë, shqiptarët të defaktorizuar

69

Gazetari dhe analisti Fejzi Ajdari ka adresuar kritika të ashora lidhur me takimin e fundit mes Zaevit dhe Mickovskit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka thënë se që nga viti 1991, shqiptarët në politikë kurrë nuk kanë qenë faktor jo relevant sikur tani.

“Dmth, Zaevi dhe Mickovski vendosin vetë per zgjedhjet në Maqedoni pa i perfillë aspak shqiptarët!

Po partitë shqiptare, a thua, për çfarë ekzistojnë? Mos vallë për shkrirjen e borës së vitit kaluar dhe grumbullimin e lëkurës së Kurbanave?! P.S. Kurrë, kurrë…, kurrë më të defaktorizuar nuk kanë qenë shqiptarët në politikë, që nga viti 1991!”, është shprehur ai.(INA)