Zaevi i zënë ngushtë, a do ta largojë një ministër nga kabineti i tij

42

Antikorrupsioni nuk filloi nismë për përgjegjësi penale ndaj Koço Angjushevit, por e ka lënë në dorë të kryeministrit, Zaev që ai të kërkoj përgjegjësi nga zv.kryeministri.

Angjushev dje pas sjelljes së vendimit nga ana e Antikorrupsionit, reagoi në mënyrë të shpejtë dhe publikoi kumtesë ku tha se me aktivitetet e tija nuk ka shkelur ligjet dhe se është përjashtuar nga procedura. E kërkuam për përgjigje më konkrete, por nga kabineti i tij na thanë se ai nuk do të komentoj derisa nuk e merr vendimit e Antikorrupsionit.

“Zv.kryeministri edhe dje u prononcua se nuk do të komentoj asgjë derisa nuk e merr në formë të shkruar vendimin që e solli Antikorrupsioni. Deri te komisioni është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar, ndërsa për uljen e shkallës doganore, ka dorëzuar deklaratë me të cilën përjashtohet nga proceset dhe vendimet”, thonë nga kabineti i zv.kryeministrit Koço Angjushev.

Njeriu i parë i Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, edhe për emisionin 360 gradë përsëriti se deklaratë për përjashtim ka vetëm për fazën e parë nga e gjithë procedura kur është parashtruar kërkesë për shfuqizimin e akcizave. Por, pasi që kjo kërkesë nuk ka kaluar, në fazën e dytë Angjushev ka realizuar takim me investitor polak, e më pas iniciativa ka arritur në seancë qeveritare.

Kundër kësaj ishte vetëm ministri i atëhershëm i financave, Dragan Tevdovski, pas çka në opinion spekulohej se Angjushev ka hyrë në konflikt me ministrin e financave dhe se shpeshherë janë grindur në seancat qeveritare. “Propozim vendimi i Ministrisë së ekonomisë arrin në seancë qeveritare. Kërkuam procesverbalet dhe stenogramet.

Në procesverbal thuhet se zv.kryeministri ka marrë pjesë në seancë, ndërsa nga stenogramet shohim se ai ka marrë pjesë në debatin dhe ka treguar mënyrën se si Ministria e ekonomisë duhet të përmirësoj vendimin që të jetë në përputhje me kërkesat që i jep Ministria e financave”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

Përndryshe, Angjushev paralajmëroi se më 3 janar largohet nga Qeveria, për shkak se siç theksoi, përfshirja e tij në pushtet ka ndikuar në suksesin e kompanive të tija. Nëse kryeministri Zaev e pranon nisëm e Antikorrupsionit, mund të filloj procedurë në Kuvend për shkarkimin e tij./TV21